ALBANIA - Poesie

Albanische Kindergedichte

 Albanische Kindergedichte

Blerta na harroi gërshetat
 
 
Nena dhe babai
na e pyesin :
- Blerte,
Cfare vizatove
permbi ate flete?

- Vizatova veten,
a nuk e shikoni?
Ju jeni te rritur
si nuk e kuptoni?

-Po c'ke ngaterruar
blete edhe qershi
flutur e kalem
molle dhe kuti?

Jo asgje, asgje
nuk kam ngaterruar,
ne fletore veten
une kam vizatuar!

Po habitet nena
babai ben cudi...
- Ti nuk je kalem,
ti nuk je kuti!

Molle edhe qershi
ti nuk je, moj Blerte,
pastaj ketu c'duan
nje flutur,
nje blete?

- Jua thote gjyshja
pritni kur te vije...
- Kur s'e dime ne
gjyshja s'mund ta dije!

- Jo e di, e di!
Gjyshe moj, vrapo,
se c'kam vizatuar,
eja na trego.

Ja ku erdhi gjyshja,
vizatimin pa...
- Kjo ketu eshte Blerta! -
prinderve u tha.

Se, kur afron mbremja
edhe do te flere,
i kendoj nje kenge,
qe gjumi ta zere.

Gjumi mbi qepalla
vete edhe vjen
une, nje kenge, mbeses
nis edhe i them :

" I ke faqet molle,
syte si qershi
hunden si kalem,
gojen si kuti".
Pa, i them : "Je blete"
Pa i them : "Je flutur",
se eshte punetore,
sepse eshte e bukur.

Pra ne vizatim
eshte vete Blerta
vecse ka harruar
te beje...gershetat!
 
Odhise Grillo

Enjoy your life today, yesterday is gone and tomorrow may never come.

Re: Albanische Kindergedichte

LEPUROSHI


Deshi Lepuroshi
te bej mrekulli
te veshet me tesha
po sikur njeri.


Veshi pantollona
kepuce e jelek
e ne Zvicer porositi
sahat me qystek.


Mirepo te ngratit
i shkoi puna huq
sepse veshet e gjate
s'i rrinin nen kapuq.




Enjoy your life today, yesterday is gone and tomorrow may never come.

Re: Albanische Kindergedichte

Pranvera

Kaloi dimri, erdh, pranvera
me lulëzim,
Erdh’ lejleku, dallëndyshja
fluturim.

Rritet bari, vishet pylli
me blerim,
Hapet zemra e fëmijve
plot gëzim.




Enjoy your life today, yesterday is gone and tomorrow may never come.

Re: Albanische Kindergedichte

Stinët

Me të shtatë ngjyrat,
mbi letrën e bardhë,
vizatoj natyrën
si piktor i rrallë.

Fushën gjelbëroj,
dhe çel luleshqerrën,
kështu në mes tonë
unë sjell pranverën!

Gjithë kalamajtë
plazheve i mbledh,
zverdh grurin e artë
dhe verën sjell ....

Rrushin pjek në vreshta,
zogjtë larg i shpie
dhe, papritur, vjeshta
përmbi letër bie ...

Erën ve të fryjë
edhe retë t’ikin,

ujin bëj të ngrijë
dhe kam sjellë ... dimrin.




Enjoy your life today, yesterday is gone and tomorrow may never come.

Re: Albanische Kindergedichte

Kenge per shiun

Shi, shi, o baba-shi,
bjer, bjer-o me furi,
shi, shi, o baba-shi,
jepi tokës pak freski!
Shi, shi, o baba-shi,
ku ke qene gjer tani?
Presin arat
plot me grurë
presin pyjet
plot me drurë,
presin lulet, trëndafilat,
jaseminët, karafilat,
presin rosat edhe patat
sqepkuqet, qafëgjatat.




Enjoy your life today, yesterday is gone and tomorrow may never come.

Re: Albanische Kindergedichte

Iriqi i sëmurë

U sëmur iriqi i shkretë,
termometri mbi dyzetë,
Farefisi, pas zakonit,
iu drejtua injeksonit...

- Po zbuloja ti një çikë,
nuk të dhëmb, hiç mos ki frikë!
... Por u hodh përpjetë doktori,
se u shpua vetë i gjori.




Enjoy your life today, yesterday is gone and tomorrow may never come.

Re: Albanische Kindergedichte

Lepurushi im

Kam një lepurush
të bardh si bora
loz me të pëditë
më lëpin tek dora.
Kur i jap të hajë,
lakra dhe karrota
vesh i gjatë i tundet
sa i tundet koka




Enjoy your life today, yesterday is gone and tomorrow may never come.

Re: Albanische Kindergedichte

Qershia

Jam e vogël, rrumbullake
jam e shijshme për merake
piqem herët në pranverë,
jam e kuqe, nuk kam erë.

Më pëlqen e gjithë njerëzia,
por më shumë më ha fëmija.
A e dini se kush jam?
Unë 'Qershi' emrin e kam.
 




Enjoy your life today, yesterday is gone and tomorrow may never come.

Re: Albanische Kindergedichte

Ne Arbenin shok e kemi
Në një grup në kopësht jemi
Fort na do e fortë e duam
Por një ditë e qortuam.
“O Arben”i thamë ne
“Gjellën prap përse e le?
Pse ja hodhe mishin maces?
Pse ja theve lugës bishtin?”
Shumë ditë kanë kaluar
Arbeni ynë më s’ka gabuar.





Enjoy your life today, yesterday is gone and tomorrow may never come.

Re: Albanische Kindergedichte

Lepurushi
veshllapushi
me maçokun qimezi
tek shetisin
te dy tok
na i zuri
goxha shi.

- O maçok
i therriti shoku
prit te marr
nje çader doku
Jo shkoj vete si veri
tha maçoku qimezi
Dhe rreshqiti tatepjete
duke therritur
-Jam atlet!

Priste shoku
çader doku
shiu binte me litar
koha ecte
zvarre zvarre
prit e prit
na u merzit
se maçoku qimezi
erdh pas shiut ate dite
I tha shoku
-Shkoi e vate
i ra vlera çadres tate.





Enjoy your life today, yesterday is gone and tomorrow may never come.