ALBANIA - Poesie

Perralla per femije ne gjuhen shqipe

Perralla per femije ne gjuhen shqipe

Kjo perralle e lashtë e popullit tonë, është marrë nga libri "Tregime te mocme Shqiptare - Përralla e shqiponjës"
Një djalosh kishte dalë për gjah ne malet e Shqipërisë. Një shqiponjë fluturoi sipër tij, dhe u ndal në majë të një shkrepi. Shqipja ishte jështzakonisht e madhe dhe mbante në kthetrat e saj një gjarpër.

Pas pak shqipja fluturoi prej shkrepit ku kishte çerdhen. Djaloshi u ngjit atëherë në majë te shkrepit, dhe gjeti në çerdhe zogun e shqiponjës që po luente me gjarprin e mbytur. Por gjarpri nuk ishte vërtetë i mbytur. Befas ai lëvizi, ngrejti kryet, nxori thimthin dhe bani me pickue zogun. N'atë ças djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjetë gjarprin. Mandej ai mori zogun e shqiponjës dhe u nis kah shpia e vet. Befas ai ndigjoi mbi krye zhurmën e krahëvet te shqiponjës.
"Pse ma grabite foshnjen?" thirri shqipja.

"Foshnja është imja, sepse unë e shpëtova nga gjarpri që ti nuk e kishe mbytur" u përgjegj djaloshi.
"Ma jep foshnjen time, dhe unë të jap si shpërblim mprehtësinë e syvet të mi dhe fuqinë e krahëvet të mi. Ti do të jeshë i pamposhtur dhe do të quhesh me emnin tim!"

I riu i dha shqiponjës zogun e vet. Kur u rrit zogu, ai i sillej mbi krye djaloshit, që tash ishte bërë burrë. Me harkun e vet ai mbyti shumë bisha të pyllit, dhe me shpatën e vet preu shumë anmiq të vendit. Ndër të gjitha këto vepra shqipja i printe dhe e drejtonte.
I çuditur nga këto punë, populli e zgjodhi mbret gjahtarin trim. Ai (populli) e quajti Shqiptar, që do me thanë "Bir i shqiponjës", dhe mbretëria e tij mori emnin Shqipëri, që do me thanë "Vendi i shqiponjëvet."

Enjoy your life today, yesterday is gone and tomorrow may never come.

Re: Perralla per femije ne gjuhen shqipe

Na ishte një herë një plak i varfer, por shumë i varfer ama. Ai jetonte ne breg
te lumit bashke me plaken e teij grindavece dhe shpirtkeqe. Jetonin te dy ne
skamje dhe ne mjerim te plotë. Plaku zinte ndonjë cirua ne lume dhe plaka e
gatuante. Një ditë dimri plaku ndenji aty me ore te tera, por nuk zuri gjë.
Ishte ftohte. Ai donte te kthehej ne shtepi, por kur kujtonte plaken rrinte
aty me shprese se mund te kapte diçka. Dhe me në fund fija e vjetër e
filispanjes u lekund dhe plaku nxitoi ta terhiqte. Kur c'te shihte? Një cirua
i vogël, fare i vogël vazhdonte te perpelitej ne majen e grepit. Plaku e mori
ne dorë. Cironka kishte ca vezullime te arta. Plaku hapi torben e tij te
vjetër dhe...
-Të lutem, me hidh përsëri ne lume!
Plaku u habit.
-Kush foli?- Tha.
-Të lutem me hidh ne lume,- tha cironka- dhe unë do të te realizoj çdo
dëshirë që të kesh.
Plaku i shkrete ishte zemermire. Ai e kuptoi se as ai e as plaka e tij
s'ngopeshin dot me një cironke aq te vogël dhe e hodhi ne lume. Ne çast,
cironka doli nga uji dhe i tha:
-Me thuaj një dëshirë!
-Të kisha një torbe me cironj...
Pa mbaruar plaku fjalën, torba me cironj i erdhi pranë. Plaku i mori dhe u
nis ne shtepi. Ne fillim plaka e shau, por pastaj natyrisht u kenaq. Plaku se
mbajti dot te fshehten (Ah, këta pleqte e mirë!) dhe ja tregoi gjithë
historinë...Plaka lakmitare i tha:
-Pse nuk i the që cironjte te ishin te tiganisur? Shko, thuaji!
Plaku i shkrete shkoi nëpër te ftohte, e thirri cironken dhe ja tha dëshirën.
Kur shkoi në shtepi, plaka kishte përfunduar gjysmen e cironkave...Por kjo
s'ishte asgjë.
Sa herë që plakes i kujtohej ndonjë gjë ajo dërgonte plakun t'ia thoshte këtë
dëshirë cironkes. Dhe plaku (Ah, i shkreti plak!...) shkonte ne lume dhe
therriste cironken. Dhe cironka bënte realitet dëshirën e plakes. Kështu
pleqte u bene zengjine. Ata kishin shtepi te mirë, kuaj, hyzmeqare...Çdo gjë,
çdo gjë. Aq sa plaka s'kishte me cafre te kërkonte dhe një ditë e urdhëroi
plakun:
- Shko merre cironken tënde te qelbur dhe sille këtu!
Plakut te shkrete i therri ne zemër dhe cale-cale u nis e shkoi në anë te
lumit dhe i thirri cironkes.
Ajo doli ne çast mbi ujë. Cironka ishte e arte. Edhe zemren e kishte te arte.
-Me thuaj një dëshirë!- i tha ajo plakut si gjithmonë.
-Plaka më tha...- Plaku u gelltit.- se ti duhet të vish me mua tani.
Pra...plaka do që ti ta lesh lumin dhe të vish me mua...
Cironka e vogël heshti. Heshti disa çaste dhe pafolur fare u krrodh thelle ne
ujrat e turbullta te lumit për të mos dalë me kurrë.

Plaku u kthye ne shtepi..shtëpia s'ishte me. Ne vend te saj gjeti kasollen,
plaken e tij te keqe dhe te njeten varferi te dikurshme. Ndoshta kishte
kërkuar shumë...


Enjoy your life today, yesterday is gone and tomorrow may never come.

Re: Perralla per femije ne gjuhen shqipe

  Ngutja dhe Durimi

 
U takuan një herë Ngutja dhe Durimi! te dy për te njëjtin hall. Ngutja kishte blere dy metra basme te bukur për te qepur një fustan.
Ajo e shtriu basmen ne tryeze dhe ...pa menduar gjatë ,mori gersheret e filloj te priste.
Prit këtej e prit andej e fap fap fap ,gerr gerr gerr, e bëri copa-copa gjithë basmen.Pasi bëri
këtë punë ,u mendua pakëz,morri dy copa dhe i vuri për se gjati trupit,dhe për te zezen e saj vuri
re që kish bërë dem gjith copen.
-------Qyqja c'bëra !--tha me vehte Ngutja.--Asnje vajzë vajzë e vogël nuk do ta kish bërë këtë
e jo unë që jam goxha cupe!
Por gabimi tani që bërë.Ngutja perplaste duart dhe thoshte <> <>,por
pa dobi.Pasi u qetesua pak mendoi ; Po vete te shikoj pak Durimin,valle dhe ai e ka prishur copen
e pantallonave?.Dhe me një fryme vajti te Durimi.E gjeti me meter ne dorë ,duke matur me kujdes dhe duke shënuar me një cop sapuni .
Pastaj shtriu mbi te një pale pantallona te mbajtura te cilat mbuluan cip me cip vizatimin.
---Duket sikur çdo gjë është ne rregull -tha Durimi
---Po ky cepi këtu sikur nuk ma mbush syrin.Pa ta kontrolloj, për bese bëra mirë që nuk e preva,
duhet korrigjuar.Dhe vazhdonte te korigjonte rrethin e mesit....edhe këtë mirë e kam shënuar duke vazhduar
akoma me kujdes matjet dhe shënimet në fund tha;Tani nuk me mbetet gjë tjetër vetëm te marr
gersheren e te pres copen.ja ti mbajmë me shëndet dhe fer fer e preu copen.
Ngutja e habitur shumë nga Durimi e pyeti
------Kush te ka mësuar te presësh kaq bukur ,more Durim?
------Më ka mësuar gjyshja,-tha Durimi. --Po si? -vazhdoi kureshtare Ngutja
------Ja më ka ngulur ne mendje gjashtë fjale
<>

Populli




Enjoy your life today, yesterday is gone and tomorrow may never come.

Re: Perralla per femije ne gjuhen shqipe

Krenare ngrihet mbi Bunën e gjerë e mbi qytetin e Shkodrës kështjella e lashtë e Rozafatit. Ndërtimi i kësaj kështjelle e ka një gojedhene te bukur dhe te hidhur. Ajo pak a shumë vijon...
I ra mjegulla Bunës dhe e mbuloi te tërë qutetin. Kjo mjegull mbeti aty tri ditë e tri nete. Pas tri ditesh e tri netesh fryu një ere e holle e cila ngrit mjegullen. Aty maje kodres punonin tre vëllezër e ndertonin një keshtjelle. Muri që ndertonin ditën, u shembej naten, dhe kështu nuk e ndertonin dot. Na shkon aty një plak i mirë dhe u thotë:-Puna e mbarë o tre vëllezër!
-Të mbarë paç o plak i mirë. Po ku e sheh ti te mbaren tonë?
Ditën punojme e naten shembet. A di ta thuash ndonjë fjale te mirë: c'te bëjmë që ti mbajmë muret ne këmbë?
-Unë e di :-thotë plaku , por duhet ta mbani ne fshehtesi dhe të mos i tregoni askujt dhe as vashave tuaja ne shtepi.
Vellezerit i thanë besën plakut se asnjëri nuk do të tregonte.
-Athere, tha plaku, un do t'iu tregoj. Nesër cila vashe të vijë për te sjelle ushqimin, nga tre kunatat, duhet ta merrni dhe ta murosni te gjallë ne muret e keshtjelles. Atëherë do ta shihni se muri do të ngrihet dhe do të qëndrojë pergjithmone.
Kaq tha plaku dhe u zhduk. Vellezerit te mërzitur kthehen ne shtepi. Dy vellezerit e medhenj e shkelen besën dhe u treguan grave te veta. Atat u thanë vashave të mos shkonin për te shpene ushqimin te nesërmen. Vetëm vellai i vogël e mbajti besën.
Ne mëngjes si gjithmonë vellezerit shkuan ne punë dhe filluan te ngrinin kalane.
Nëna e djemve ne shtepi nuk dinte gjë. Ajo i kërkonë nuses te madhe t'u shpjere trimave ushqimin. Nusja e madhe ankohet se ishte sëmurë dhe kështu nuk shkon. I tha dhe te dytes. Reja e dytë i thotë : Jo zonja nene, sot unë duhet te shkoj për buajtje . I vjen radha nuses te vogël.
- O nusja e vogël, trimat duan buke, ujë dhe kungullin me verë.
-Po zonja nene, përgjigjet nusja e vogël, por kam djalin e vogël që po qan.
Dy kunatat e mëdha i premtuan se do të kujdesen për djalin. Ajo e mori buken, ujin dhe kungullin me vere, puthi djalin ne te dy faqet, dhe niset. Kur arin tek vendi i punës, pershendet trimat.
-Puna e mbarë o trima!
Vellezerit kur e pane, ndalen punën. Fytyrat iu zbehen dhe burrit te saj i ra cekani nga dora. Nusja e vogël i thotë: "C'ke ti, im zot? Pse e mallkon gurin dhe murin? Hidhet kunati i madh dhe i thotë: Ti paske lindur ne ditë te zeze, moj kunata e vogël. Ne duhet te murojme te gjallë vajzen që do na sillte sot për te ngrënë, vetëm ne këtë mënyrë keshtjella do të qëndrojë e nuk do shembet me.
-Shendosh ju o tim kuneter, por un po ju le një porosi: Kur te me muroni, syrin e djathte, doren e djathte, kemben e djathte dhe gjirin e djathte te mi lini jashtë. Kur te nise te qaje im bir, me një sy do ta shikoj, me një dorë do ta ledhatoj, me një këmbë do perkund djepin e me gjirin e djathte do ta mekoj.Gjiri im u ngurofte, keshtjella jonë gjithmonë qendrofte, djali im trimerofte, u befte mbret e mbreterofte!
Vellezerit e moren nusen e vogël dhe e muruan ne themel te keshtjelles. Muret u ngriten e u lartuan, e nuk u shemben me as nate e as ditë. Po rreze mureve te keshtjelles edhe sot e kësaj ditë, guret janë te lagur dhe plot myk, nga lotet e gjiri i nuses se vogël që vazhdon pikon për birin e saj.
Dhe biri i saj, u rrit, luftoi dhe trimeroi !

Gojëdhënë




Enjoy your life today, yesterday is gone and tomorrow may never come.

Re: Perralla per femije ne gjuhen shqipe

Mimoza Llastica

Ah, Çfarë llastice ka qënë ajo Mimoza! Ju nuk e keni njohur atëherë, por po ta njihnit, do ta merrnit inat.
Sa herë që zbriste shkallët e pallatit dhe na gjente duke luajtur në oborr, kërkonte të hynte patjetër në lojë.
- Moj Moza, ik mos na e prish lojën! - i bërtiste Sava.
Po ku pyeste Moza! Ne luanim me litar, ajo hidhej pa rradhë. Ne luanim luftash, ajo e merrte topin dhe vinte përqark pallatit. Ne luanim kukamçeftas, ajo kallëzonte se ku ishim fshehur.
Kishim rënë ne hall të madh.
-Rri moj Moza sa të mbarojë loja dhe pastaj luaj edhe ti!
Moza zbardhte dhëmbet dhe ikte me vrap.
-Shiko, - i thoshte Sava, që zemërohej kollaj, - po të zura, e zeza ti!
-Posi! - ia kthente Moza duke qëndruar larg. - Pa provoje njëherë!
Sava kafshonte buzën e poshtme dhe turrej ta kapte. Moza ikte me vrap, ngjiste shkallët e jashtme të pallatit dhe thërriste si me të qarë :
- Mami, olele, mami!
Dhe sapo Sava bëhej gati t'i hiqte ndonjë të mirë apo ta tërhiqte për flokësh, dilte në dritare koka e mamit të Mozës:
-U, ç'bën ashtu, moj Sava? Me Mozën merresh ti? Po ajo është e vogël!
Po më shpesh në dritare dilte koka e gjyshes, që i mbante flokët lidhur prapa.
-T'i këput veshët, dëgjove? S'ke turp! ... Ik tutje ...
Sava ishte aq e nxehur, sa lotët e pengonin të fliste. Atëherë flisnim ne:
-Nuk e ka fajin Sava, fajin e ka Moza... Moza na prish lojën.
-Hë, se nuk u bë qameti! E vogël është Moza, -ua kthente gjyshja dhe e merrte Mozën përdore dhe e fuste brënda. Ajo nuk rrinte fëre të na dëgjonte që t'i tregonim fajin e Mozës.
Po Moza nuk ishte e vogël. Ajo ishte sa ne, biles nga shtati ua kalonte disave prej nesh, por ajo ishte llasticë e madhe. Veç ta shikoje!
Dhe vërtetë, ta shikoje, ishte e bukur, e pastër, si ato kukullat e mëdha që i vënë në vitrinat e dyqaneve. Rrinte e veshur shumë mirë, gjithnjë me rroba të reja.
E pse të mos mbahej ashtu? Ajo ishte vajzë e vetme! Për Mozën kujdeseshin të gjithë njerëzit e shtëpisë: babi, mami, gjyshja, dhe gjyshi. Në shtëpinë e Mozës dëgjohet vetëm emri i saj.
Ju nuk i keni parë ndonjëherë lodrat e Mozës; të gjitha lodrat e pazarit ia kanë blerë dhe ia kanë prurë në shtëpi: kukulla lloj-lloj, topa të vegjël e të mëdhenj, kuti me qëndisma, enë guzhine... Moza ka edhe një biçikletë, ka edhe makinë të vogël, me të cilën i bie rreth e përqark pallatit.
Ne, të tjerat, jo se nuk kemi lodra, kemi, po nuk kemi aq shumë dhe s'janë aq të bukura si na duken ato të Mozës.
Dhe, të themi të drejtën, lodrat e Mozës na prishin gjithmonë mëndjen, sepse në të vërtetë nuk na pëlqente Moza llasticë, por lodrat dhe sendet e saj na tëhiqnin.
Gjithmonë ndodhte kështu: Mozën e merrte mami ose gjyshja dhe e fuste brënda në shtëpi, ne ktheheshim të mërzitura dhe vazhdonim lojën. Na vinte inat që gjyshja dhe mami i saj nuk na jepnin kurrë të drejtë. Vetëm Sava thoshte e zemëruar:
-Do ta shohë ajo, do ta shohë! Llastica!
Po nuk kalonte shumë dhe Moza zbriste prapë ne oborr me ndonjë kukull të madhe në duar ose me makinën që ia mbante gjyshja. Ah, sa të bukura na dukeshin ato! Në fillim ne bënim sikur nuk e shikonim, po dalëngadalë na ikte inati, dhe duke parë lodrat e Mozës, harronim lojën. E para e linte lojën Eva. Ajo thoshte :
-Unë nuk loz më, se u lodha.
Dilte nga loja dhe pas pak i afrohej Mozës. Moza ia jepte menjëherë kukullën ose çdo gjë tjetër që kishte në dorë dhe, si për inat, shikonte nga ne. Ne të tjerat, tani nuk kishim më mëndjen tek loja dhe një nga një largoheshim, deri sa loja prishej fare. Ikte Klara, ikte Tina, ikte Edita ... dhe mbeteshim vetëm unë dhe Sava. Ne të dyjave, jo se nuk na pëlqenin lodrat e Mozës, na pëlqenin shumë, po se si na vinte, ashtu. Na kapte inati. Ishte Moza fajtore dhe, në vend që të vinte ajo tek ne, venim ne tek ajo. A ishte e drejtë kjo? Nuk ishte hiç e drejtë, po hajde t'ua mbushje mendjën Evës, Klarës, Editës, Tinës. Ato zemëroheshin kur Moza na prishte lojën, po kur dilte në oborr me lodrat e saj, e harronin shpejt zemërimin dhe i afroheshin e loznin sikur nuk kishte ndodhur asnjë.
Ah, sikur ta dini sa nxehesha unë e Sava, sidomos Sava. Ta shikonit Savën si bëhej. Donte të shkonte t'u prishte lojën, t'i shante, biles nganjëherë i hipte ne kokë t'i rrihte. Po unë s'e lija.
-Hajde ikim, - i thosha, - Punë e madhe!
Ah, çfare dinake ishte ajo Moza! I nxirrte lodrat sa të na prishte lojën, e t'u merrte mëndjen atyre "budallaqeve" dhe pastaj e dinte vetë ajo. Sepse gjithnjë ndodhte kështu: Ua linte pak lodrën në dorë dhe ua merrte. U thoshte : "Mjaft tani, se më flet mami!"
I mbante sa i mbante, pastaj i dëbonte. Po i dëbonte!
U thoshte :"Ikni, tani se nuk loz më!, Ikni se do loz vetë!, Ikni se u mërzita!"
Kështu na kishte dëbuar njëherë edhe mua me Savën dhe ne që atë ditë nuk shkelnim më në shtëpinë e saj. Pse, ç'ishim ne, shërbëtoret e Mozës?!
Po hajde t'ua mbushje mendjen të gjitha shoqeve të pallatit, që i venin Mozës. Ato kujtonin se ne e kishim inat kot Mozën, sikur ia kishim zili lodrat.
Po ne nuk na bëhej vonë.
Kaloi kështu një javë, një muaj, dy, kur një ditë Klara na u zemërua aq keq me Mozën, se s'duronte ta shihte me sy. I kishte mbajtur bukën e lyer me gjalp, kurse, Moza kishte bredhur me biçikletë dhe pastaj i kishte thënë:
"Pse ma ke lëpire gjalpin?"
Një ditë tjetër iku dhe Tina nga Moza. Ikën me rradhë dhe të tjerat. E fundit iku Eva. Të gjitha nuk i flitnin më Mozës. Ajo ishte llasticë, që s'i gjëndej shoqja!
Kështu, Moza mbeti vetëm, pa shoqe. Ta shikoje kur zbriste shkallët e dilte në oborr; ngarkohej me gjithë ato lodrat, merrte edhe biçikletën dhe makinën e vogël, por asnjë nuk i afrohej. Ne as e shihnim, as i flitnim, por vazhdonim lojën. Asaj i vinte plasje.
Në fillim priste t'i shkonte ndonjë nga ne. Por, kur pa që asnjë nuk i vajti, zuri të na thërriste me emër:
-Eva do të lozësh? Na.
Zbriste nga biçikleta dhe priste t'i shkonte Eva por ajo nuk luante nga vëndi, biles edhe kur i prishej mendja, Sava e shikonte me inat dhe Eva nuk guxonte.
Erdhi një ditë që Moza mbeti pa shoqe fare. Lozte me Blertën, që ju s'e njihni, me një vajzë të vogël, që s'ka mësuar akoma të flasë. Ne kjo na gëzonte.
Por Moza u mërzit shumë dhe si duket u tha mami dhe babit. Zbriti mami i saj dhe na tha:
-Vajza, pse s'lozni me Mozën?
Ne nuk folëm njëherë, por Sava, që është brisk nga goja, i tha:
-Moza është llasticë!
-I marrsh të keqen Mozës, - u degjua zëri i gjyshes nga dritarja, - llasticë je vetë!
Mami i Mozës u zemërua, por jo me ne, me gjyshen. Ajo nuk foli më. Mori Mozën dhe iku. Nga kjo ne kuptuam se edhe mami i saj nuk donte që Moza të ishte llasticë.
Tani Moza rri fare vetëm. Nuk i zbret më lodrat. Na shikon ne që lozim dhe as na flet, as na nget.
Herën e fundit ndodhi kështu: Ne po loznim prapa pallatit me litar. Kur papritmas u fut në mes Moza dhe deshi të hidhej. Sava, që rretullonte një anë të litarit, sapo e pa, ndaloi lojën. Anën tjetër të litarit e mbante Eva.
-Tunde Eva! - tha me gjysëm zëri Moza.
Por edhe Eva e lëshoi litarin.
-Ti je llasticë! - tha një nga ne.
Padashur ne u grumbulluam dhe e vumë Mozen në mes. Ajo mbante kokën ngritur, po sytë i kishte ulur poshtëë.
-Ti nuk je shoqja jonë, - tha Sava. - ti ke shoqe vetëm veten.
Ajo uli menjëherë kokën.
-Llasticë! - thirri Eva
-Llasticë! - thirrëm edhe ne të tjerat.
Moza mbuloi me duar fytyrën dhe menjëherë ia plasi të qarit. Ne nuk folëm fare, as unë, as Sava, asnjë. Ajo qante pa zë, por i gjithë trupi i dridhej. Ne kishim bërë një rreth përqark saj.
-Hajde vajza vazhdojmë lojën! - thirri Sava dhe kapi litarin. Ne u shpërndamë dhe, kur filluam të lëviznim litarin, ajo iku me vrap për në shtëpi.
Qysh atë ditë, Moza e kuptoi gabimin, e kuptoi se ishte bërë llasticë dhe llasticat nuk kanë shoqe.
Ajo vërtetë kishte shumë lodra, kishte mamin, babin, gjyshen dhe gjyshin, por ato nuk ishin shoqe. Nuk ishin ato shoqet me të cilat rri dhe loz gjithë ditën. Ajo nuk ishte e gëzuar si vajzat e tjera të pallatit tonë.
Një ditë ajo po zbriste shkallët e pallatit. Dalëngadalë ajo u afrua aty ku po loznim ne dhe na pyeti :
-A të loz edhe unë?
Ne po shikonim nga Sava, asaj i erdhi keq, edhe ne na erdhi keq kur pamë sytë me lotë të Mozës.
-Mirë, - tha Sava.
Ajo e gëzuar u fut në lojë, dhe prej asaj kohe, Moza e kuptoi gabimin e saj dhe ne nuk e thërrisnim më llasticë.




Enjoy your life today, yesterday is gone and tomorrow may never come.

Re: Perralla per femije ne gjuhen shqipe

Arbereshi i Vogel

Ditën kur Gjergji shkoi për herë të parë në shkollë, nuk ndjehu asnjë gëzim. Mësuesi foli e foli dhe djali pothuajse s'mori vesh gjë. Ai fliste në një gjuhe që Gjergji nuk e kuptonte.
Gjergji rrinte në bankë, me kokën e mbështetur në te dy duart dhe s'dinte ç'të bënte. Shikonte muret, vërente dritaret, ndiqte lëvizjet e mësuesit. Ora nuk ecte dhe ai ndiente sikur dikush e mbante me zor në klasë.
Mezi priti sa të mbaronte mësimi i ditës së parë. Doli nga shkolla dhe, i mërzitur, u kthye në shtëpi. te porta e vjetër me hark, takoi gjyshin. Gjyshi i përkëdheli kokën dhe e pyeti :
- Hë, Gjergj, si shkove sot në shkollë?
Djali u vrenjt në fytyrë dhe uli sytë. Iu lidh gjuha.
- Ti fol, more trim, ç'më rri kështu? - ngriti zërin gjyshi - Mos të ka rrahur njeri?
-Jo, - u përgjigj djali dhe me sy të përlotur mbështeti kokën pas trupit të gjyshit.
Plaku e vështroi nipin e dëshpëruar dhe i erdhi keq.
- Gjysh, jo, nuk shkoj më në shkollë. Mësuesi flet vetëm Italisht e unë s'kuptoj gjë. Pse, nuk ka shkollë arbërisht?
Gjyshi u mundua të buzëqeshte.
-Dalëngadalë do ta kuptosh çfarë thotë mësuesi. Mos u mërzit, - i tha të nipit - Po më thuaj çfarë mësove sot?
- Thash që unë nuk kuptova asgjë, o gjysh - i tha Gjergji me sy të përlotur - Pse nuk flasim në shkollë siç flasim në shtëpi, siç flet mami, babi, ti gjysh, nëna, dhe xhaxhai?
-Ke të drejtë Gjergj, në shkollë këtu flasin gjuhën e tyre, dhe jo gjuhën tonë. Gjuha jonë është gjuha shqipe.
-Po pse ne flasim ndryshe nga Italianët? - pyeti Gjergji.
-Po ata janë në vendin e tyre o Gjergj, ne jemi të ardhur këtu - ia priti gjyshi.
-Nuk të kuptoj, gjysh - tha Gjergji duke e vështruar në sy.
Gjyshi e mori djalin përdore, dhe bashkë filluan të ecnin në një rrugice të ngushtë, e më pas, drejt një kodre të lartëë. Atje lartë ishte një lis i gjatë degëshumë. Kur arriten atje gjyshi tha:
-Këtu do rrimë dhe do bisedojmë pak. Si thua?
-Mirë. - tha djali.
Pasi plaku erdhi rreth e rrotull lisit e pyeti djalin:
- A ngjitesh dot në majë të lisit, Gjergj?
-Ngjitem, si nuk ngjitem! - tha djali i gëzuar.
Gjyshi nxori nga xhepi një shami të kuqe, dhe i tha djalit ta lidhte këtë shami në majën e këtij lisi të gjatë. Djali u nis gjithë gëzim.Pasi Gjergji arriti majën e lisit, gjyshi i tha ta nxirrte shaminë, dhe ta lidhte fortë. Gjyshi pyeti:
-Ç'po bën shamia?
-Asgjë, gjysh.
-A po e valëvit era?
-Po, gjysh.
-Nga po valëvit, nga lindja apo nga përëndimi?
-Nuk e di, gjysh.
Gjyshi priti dhe pastaj tha:
-Nga deti, apo nga toka?
-Nga deti, nga deti...
-Shumë mirë, shiko mirë andej nga deti, dhe zbrit pastaj, mirë?
Gjergji po shikonte, po nuk po kuptonte asgjë. Pasi pa nga deti, ai zbriti poshtëë lisit. Kur u afrua afër gjyshit, gjyshi i tha:
-Dëgjo të thotë një fjalë gjyshi sot, që të mbash mënd deri sa të rrosh. Andej nga deti, ku valëviste shamia e kuqe, është Arbëria. Atje është dheu ynë. Këtu, në Itali, në jemi në vënd të huaj. Para shumë vitesh, gjyshi i gjyshit tim luftoi me Skëndërbeun, kundra turqëve. Kur mbaroi lufta familja e tij erdhi këtu. Kur erdhën, ata ndërtuan vendin e tyre. Ne këndojme dhe qajmë Arbërisht, atë kemi folur të gjithë, prandaj ti nuk kuptove gjë në shkollë sot. Do kuptosh më vonë, se këtu do jetosh. Por mba mënd "Ta kesh për nder që jë arbëresh dhe këtë emër ta mbash lartë". A ma jep fjalën?
- Po, gjysh, ta jap- tha Gjergji i mallëngjyer.
Dhe pastaj ai ngriti zërin dhe tha:
- Për gjakun e arbërit, do të rroj dhe do të vdes arbëresh...
Gjyshi e puthi në ball, fshiu sytë, dhe ia tha të shkonin në shtëpi tani. Djali shikoi dhë njëherë shaminë e kuqe dhe tha:
-Shamia valëvitet nga Arbëria, që është në anën tjetër të detit, apo jo?
-Po, Gjergj, - tha gjyshi.




Enjoy your life today, yesterday is gone and tomorrow may never come.

Re: Perralla per femije ne gjuhen shqipe

Kur një zog filloj të cicëroj
~ TREGIM PËR FËMIJË ~

Genci i vogël është një fëmij që sapo ka mbushur gjashtë vjeç. Nëna e zgjon përditë herët sapo agon dielli, e mëson që tani t’i veshi vetë rrobat, dhe e thërret kur e ka mëngjesin gati në tavolinë që Genci të vij e t’ulet për të ngrënë. Ai gëzohet duke parë kukllat tek televizori, dhe herëpas herë pyet nënën e tij se pse ka fëmij të këqinj tek përrallat e televizorit. Nëna e tij e sheh duke buzëqeshur, e i thotë Gencit të vogël, “Një ditë kur të rritesh e të bëhesh më i madh do të mësosh biri im. Bota kështu është e ka gjithnjë njërëz të këqinj, po nëse do dëgjosh mamin ti ji gjithnjë djal i mirë.” Genci i vogël tund kokën në shënjë pohimi se ai e dëgjon nënën, dhe sepse ai e do shumë atë. Ajo e merr pasi ai mbaron mëngjesin me vete, dhe duke ecur ata të dy shkojnë përdore bashkë për te kopshti ku Genci kalon paraditen me fëmij të tjerë, tek një shtëpi e vogël me oborr, tek rruga e Elbasanit në Tiranë. Genci e përqafon nënën kur ata arrijnë tek dera e kopshtit, e më pas ajo shkon për në punë. Genci gjithnjë hyn me vrap për tek kopshti që të shoh se kush nga shokët e tij ka ardhur i pari, sepse teta edukatorja i ka thënë se kush vjen i pari, mund të zgjedhi lojrat që ata do të luajnë gjatë ditës. Genci gëzohet shumë kur luan me shokët e tij, dhe të gjithë ata e shohin Gencin si një shok të mirë. Brisilda është gjithnjë ajo që flet me zë të lartë, e teta edukatorja gjithnjë e qorton atë të parën. Pastaj vjen Shkëlqimi që nuk di të përmbahet dot tek karrikja duke i rënë me bryl atyre që i ulen afër. Asnjë nga fëmijet e tjerë nuk duan t’i ulen pranë tek tavolina katrore, por megjithatë ai është djali që i bën të gjithë të qeshin, e prapseprap fëmijët e dëgjojnë me gjithë vëmëndje atë kur bën shakatë e tij. Iliri është çuni më i çuditshëm e që me zorr flet, saqë nganjëherë fëmijët harrojnë fare se është edhe ai në loj me ta. Fëmijët ndahen në katër grupe të vogla, secili tek tavolina e tyre që i cakton teta edukatorja në mëngjes. Teuta gjithnjë i buzëqesh Gencit, ajo i buzëqesh të gjithëve, prandaj gjithë fëmijët e thërrasin “Buzëqeshja” në vënd se Teuta. Genci i do shumë shokët e shoqet e tij që përmëndëm, Adelën, Ermalin, Valbonën më kaçurrela, Gjergjin e gjithë fëmijët e tjerë.

Kur vjen dreka Genci sheh nga dritarja se mos nëna i ka ardhur tek kangjellat. Ajo vjen aty dhe e thërret dy-tre herë “Genci, Genci” dhe ai e di se duhet ta presi duke parë prej dritares. Ai i thotë edukatores kur ajo është aty, dhe ajo e përqafon dhe e lë të shkoj. Genci shkon me vrap t’i japi dorën nënës, e ata të dy shkojnë përdore në shtëpi.

Mbasdite vjen edhe babi në shtëpi nga puna, e nganjëherë ata luajnë bashkë të dy, ndërsa nëna bën ndonjë punë në shtëpi. Babi një ditë solli një zog në shtëpi, dhe kur Genci e pa u gëzua shumë. Ai rrinte gjithnjë në kafaz, dhe nëna i patë thënë Gencit që meqë e donte aq shumë, ai të përkujdesej duke i ndruar ujin dhe duke i dhënë ushqimin përditë. Genci çdo mbasdite kontrollonte dy kutitë brënda kafazit dhe nuk harronte që t’i linte gjithnjë plotë. Shumë ditë kaluan, mirëpo Genci nuk e dëgjoj asnjëherë të këndoj zogun. Një ditë kur babi e mami ishin të zënë me punë, ai e pa zogun dhe mendoj t’i flasi dy fjalë:
“Zogu vogël pse nuk këndon asnjëherë ti?”
Zogu lëvizi vetëm qëpallat por nuk bëri asnjë zë. Genci mendoj t’i flasi prap:
“Zogu vogël çfarë të mungon, mos do të fluturosh i lirë?”
Zogu bëri vetëm një “ciu” por nuk lëvizi. Gencit iu duk sikur zogu i vogël i pati folur, e se “ciu” ishte “po.” Ai vendosi ta hap derën e kafazit, dhe u largua pak që zogu mos të kishte frikë. Zogu sapo pa që dera ishte e hapur, ai shkundi krahët e filloj të fluturoj i lirë. Menjëherë ai ishte duke fluturuar e me shpejtësi rreth e qark dhomës, e filloj të bëj një cicërim shumë të bukur. Genci i vogël filloj të hidhej lartë e poshtëë nga gëzimi se po e dëgjonte më në fund zogun, e se cicërima e tij ishte një tingull shumë i bukur. Me vrap erdhi babi i Gencit në dhomë kur dëgjoj se aty po bëhej shumë zhurmë. Ai pa zogun të cicëroj e të fluturoj me shpejtësi gjithandej, dhe vështroj tek sytë e Gencit një gëzim shumë të madh. Prandaj ai vendosi që mos ta zërë prap zogun, por në vënd ai shkoj të çeli dritaren e dhomës së Gencit. Zogu menjëherë e gjeti rrugën dhe fluturoj i lirë.

Që atë ditë tek dritarja e Gencit jashtë ku duket pema, çdo mëngjes kur dielli sapo del, zogu vjen tek dritarja dhe fillon të cicëroj. Tani ai nuk vjen më vetëm, por ai sjellë edhe zogj të tjerë me vete që ta zgjojnë Gencin e vogël çdo mëngjes duke cicëruar tingujt e gëzimit që zogjtë ndjejnë kur ata janë të lirë në fluturim. Dhe Genci tani zgjohet i gëzuar kur dëgjon cicërimat në mëngjes se zogu më në fund cicëron, e bën një tingull të bukur, dhe Gencit nuk i duhet më ta ushqej e të kujdeset për të. Megjithatë Gencit i duket sikur zogun e ka në dhomë.

~ ~ ~

Mbrapa tregimit të shkurtër: Zogu në kafaz përfaqson mua, ndërsa Genci i vogël çfarë unë nuk pata kur isha fëmij. Kjo për arsye se jam rritur në “vetmi” pa fëmij të tjerë, dhe në fakt edhe larg vllait tim. Nuk i vë dot faj prindërve të mij sepse ata në fakt nuk kanë faj, kështu ishin kushtet e atëhershme të Shqipërisë. Fillimisht më bëri për të qeshur kur përshkruaja fëmijët tek kopshti, dhe unë nuk e dija pse po dilte kështu ky shkrim. Unë dija vetëm se në fund zogu çlirohej i lirë. Kur e rimendova prap fillova të qaj, sepse unë kuptova se ishte jeta ime që unë po përshkruaja. Prandaj iu lutem juve që keni fëmijë t’i jepni sa më shumë gëzim e dashuri atyre, sepse atyre u nevojitet shumë, e ata kanë shumë nevoj për këto ndjenja. Ata janë e ardhmja, e ndaj atyre u duhet mësuar gëzimi e dashuria, prandaj nëse dëshironi mund t’i lexoni këtë tregim atyre para se të flenë.

“Vetmia është vrasësi nr.1 i dashurisë dhe gëzimit.”

Me sinqeritet e lotë në sy,
Drini Nosi.




Enjoy your life today, yesterday is gone and tomorrow may never come.

Re: Perralla per femije ne gjuhen shqipe

B o r b a r d h a

Na ishte një herë një mbret dhe një mbretreshë, ata e donin shum njëri tjetrin. Por ishin të zemëruar sepse nuk kishin fëmijë.
Një ditë të bukur dimri mbretresha ishte ulur pran dritares së hapur dhe qepte, kur papritur që therur në gjilpër dhe tri pika gjaku ranë në dëborë. Mbretresha ofshau:
- O sikur të lindja një vashë të bardhë si dëborë, me buzë të kuqe sikur gjaku e flokë të zeza sikur korbi.
Disa muaj më vonë ajo lindi një vajzë. Vasha ishte e bardhë sikur dëborë, buzët i kishte kuq si gjaku dhe flokët e zeza si korbi. Mbretresha u gëzua shum për lindjen e vajzës dhe e bardhë si ajo ishte e quajtën Borbardha. Mirpo pas pak kohe mbretresha u sëmuar dhe vdiq. Borbardha kishte nevojë për një nënë kështu që mbreti u martua. Mirpo mbretresha e re kishte vetëm një gjë për vehte: Të jetë më e bukura në botë.
Ajo kishte një pasqyrë magjike, të cilën ajo shpesh pyeste:
- Pasqyre, pasqyrë në murë që je, kushë është më e bukura mbi këtë dhe?
- Ti mbretresh, ti je më e bukura mbi këtë dhe! Iu përgjigjej pasqyrja magjike.
Kështu pasqyrja u përgjigjte mbretreshës sa herë që ajo bënte pyetje.
Mirpo një ditë plotsisht pasqyra u përgjegj:
- Ti mbretreshë je më e bukura mirpo Borbardha është njëmijë herë më e bukur!
Kur dëgjoi kët mbretresha u hidhërua shum dhe urdhëroi një gjyetarë që të moreë Borbardhën në pyell që ta mbytë dhe i tha atijë:
- Dua të më biesh zemrën e saj, të më vërtetosh se ke zbatua urdhërin.
Gjuetari e mori Borbardhën në pyllë dhe kur dashi ta mbysë ajo iu lut që tia fali jetën. Gjuetarit iu dhimb Borbardha kështu që ai e lëshoi atë dhe në vendë të saj vrau një dren dhe mori zemrën e tijë që të i tregojë mretreshës.
Borbardha mori rrugën thell në pyell, pasi i premtoi gjuetarit që mos të kthehet kur më në kështjellën mbretrore.
Ajo vrapoi deri sa u lodh, kur pa një kasollë të vogël, mbrenda të gjitha gjërat ishin shum të vogla.
Tryeza ishte shtruar;
Ajo numroi shtat pjata dhe shtat gota. Borbardha mori nga një kafshat ushqim nga ç´do pjatë dhe një gërqamë lëngu nga ç´do gotë dhe pastaj ra në shtratin më të madh nga shtata shtret që ishin aty.

Pronarë të kasollës ishin shtat shkurtabiqa. Ata u kthyen në shtëpi pasi kishin përfunduar punën, mirpo kur hyrën në shtëpi u befasuan kur kuptuan se dikush kishte qenë aty.
I pari tha:
- Karriga ime nuk qëndron ashtu sikur se unë e kam lanë.
I dyti :
- Dikush paska ngrënë nga pjata ime, e i treti tha:
- Dikush ka pirë nga gota ime.
Duke folur mes veti, panë Borbardhën të shtrier në shtrat. Ajo ishte shum e bukur, menduan ata dhe nuk donin të ia prishin gjumin por vetëm qëndruan aty dhe shiqonin Borbardhën e bukur.Borbardha pasi u zgjua, iu tregoi shkurtabiqëve se për qfarë arsye ajo kishte ardhur aty.

Shkurtabiqët i than Borbardhës se ajo mund të rijë me ta por kur shkurtabiqët nuk jan në shtëpi Që mos të e lëshojë askënd mbrenda në kasollë.

Në kështjellë mbretresha zemërkeqe vazhdoi të pyes pasqyrën magjike:
-Pasqyre, pasqyrë në murrqë je, kush është më e bukura mbi këtë dhe?
E pasqyra iu përgjegjë:
-Mbretreshë, ti më e bukura je këtu por Borbardha që jeton në anën tjetër pylli, në kasollën e shkurtabiqëve, ajo dhe njëmijë herë më e bukur është!Në kështjellë mbretresha zemërkeqe vazhdoi të pyes pasqyrën magjike:
-Pasqyre, pasqyrë në murrqë je, kush është më e bukura mbi këtë dhe?
E pasqyra iu përgjegjë:
-Mbretreshë, ti më e bukura je këtu por Borbardha që jeton në anën tjetër pylli, në kasollën e shkurtabiqëve, ajo dhe njëmijë herë më e bukur është!
Kur dëgjoi kët, mretresha veshi disa rrobe të vjetra e u bë të dukej sikur një plakë e keqe dhe u nis për në rrugë të gjejë Borbardhën.
Pas ak ajo gjeti kasollën e shtat shkurtabiqëve. E veshur sikur plakë ajo trokiti në e dritare, kur Borbardha u paraqit në dritare, plaka nxori mollën më të bukur nga shporta dhe i shtreu Borbardhës. Molla ishte aq tërheqëse sa që Borbardha nuk mundi të rrefuzoj e mos të e more. Ajo kafshoi mollën mirpo molla kishte qenë e helmuar dhe Borbardha ra e vdekur në tokë.

Kur skurtabiqët erdhën në kasollë,gjetën Borbardhën të shtrirë në tokë. Ata menduan se ajo kishte fjetur dhe u munduan të e zgjonin mirpo ajo ishte vdekur. Ajo ishte shumë e bukur sa që iu dhimbsej shkurtabiqëve të vorrosin, por në vendë ndërtuan një sandek nga qelqi dhe e vendosën atë në pyllë që të mundë të vinë e të e vizitonin për ç´do ditë.

Shkuan shum ditë, javë e muaj. Borbardha dhe më tutje ishte shum e bukur.
Një ditë kaloi një princ aty pranë dhe pa Borbardhën. Ai që habitur me bukurin e saj . Princi i luti shkutabiqët që t e lejojnë atë të e moreë Borbardhën me veti në kështjellën e tijë. Shkurtabiqët pranuan dhe lejuan princin të more Borbardhën me vete.
Shërbëtorët e princit morën sandekun mbi shpinë dhe u nisën në drejtim të k¨shtjellës së princit. Mirpo rrugës njeri nga shërbëtorët mori thua në një rrënjë të drurit dhe u rrëzua së bashku me sandekun, nga shkundja Borbardhës i ra kafshata e mollës nga fyti dhe ajo hapi sytë. Princi kur pa se Borbardha u zgjua u gëzua shumë dhe e mori atë me veti në kështjellë ku së shpejti ata u martuan me një darsëm madhështore.
Mbreteresha zemërkeqe kur kuptoi se Borbardha ishte gjallë u zemrua aq shumë sa që vdiq.
E Borbardhja që dhe mbeti më e bukura mbi dhe.


Enjoy your life today, yesterday is gone and tomorrow may never come.

Re: Perralla per femije ne gjuhen shqipe

E p ë r h i t u r a

Na ishte një herë një vajzë e bukur e cila jetonte së bashku me babain e vet pasi që nëna i kishte vdekur. A jo shkonte për ç´do ditë tek vari i nënës dhe qante, dhe nuk kishte shokë tjerë pos zogjëve.

Një ditë u martua babai i saj me një grua e cila i kishte dy vajza. Ato asnjëra nuk e donin të përhiturën ashtu siç ato e quanin sepse ajo ishte më e bukur se ato. Ato ishin aq xheloze sa që e detyronin në punë të ndryshme, poashtu të veshë rrobe të vjetra.
Kur biente nata dhe vajza kishte përfunduar punët e ditës, ajo ulej pran hirit të zjarrit dhe qante, për këtë arsye dhe filluan të e quajn e Përhitura.
Një ditë u përhap lajmi se mbreti do bënte një fest ku gjitha vajzat e mbretëris do të ftoheshin. Puna ishte se princi donte të zgjedh një vajzë që të fejohej më të. Kur dy motrat morën vesh se si ishte puna u gëzuan shum dhe nuk mund të mendonin në asgjë tjetër pos se qfar fustani se do të veshin dhe se si do rregullonin flokët.

E Përhitura dhe ajo kishte dëshirë që të e takonte princin...
Më në fund dhe dita e madhe mbrini. Njerka dhe dy vajzat e saj morrën rrugën për në kështjellë të mbretit derisa e Pëhitura mbeti duke shiquar pas tyre. Kur më ato humbën nga pamja, e Përhitura filloi të qanë me zë. Një zanë që ishte pranë ndjeu atë dhe u bë e dukshme e tha:
- Ti dëshiron të shkosh në festë, apo jo?! Unë do të ndihmoj.
Po moj zanë por unë as fustan të veshi e as këpucë të mbathi, që të mund të shkoj tek princi...
- Shko në kopsht dhe këpute një kungull dhe më bjer mua! Shko në tavan dhe gjeji gjasht minak dhe nën guri zbuloi gjasht zhapinjë...

E përhitura pyeste vehten se ç´far don zana me ghith ato?! Sidoqoft ajo bëri mu ashtu siç i tha zana e cila me ndihmë të shkopit të saj magjik e shëndroi kungullin në karrocë të zbukuruar me ari, minakën i shëndroi në kuaj e nga zhapinjët bëri gjashtë shërbëtorë për të Përhiturën. E më në fund lëvizi shkopin magjik dhe veshi të përhiturën më një fustan të bukur punuar me ari e argjent e në këmbë i mbathi një palë këpucë të bukura nga qelqi.
- Ngutu tani i tha zana të së Përhiturës. Por të keshë kujdesë e të kthehesh para se të bie ora dymbëdhjetë. Pas orës së mesnatës ajo do të shëndrohej mu ashtu siç kishte qenë më parë, me rrobat të vjetra dhe këmbë zbathur. E përhitura i premtoi zanës se do kthehej para se ora të tregojë mesnatë.

Kur e Përhitura mbrini në festën e mbretit dhe u paraqit në hyrje, salla ku vallzohej u mbush me heshtje. Të gjithë qenë habitur me bukurin e së Përhiturës. Princi kur pa atë, u drejtua menjëherë në drejtim të saj dhe tërë mbrëmjen nuk u largua nga e Përhitura. Mirpo kur e Përhitura dëgjoi se ora filloi të shenjoj mesnatën iu kujtua se çka i kishte thën zana. Ajo iu përkul princit dhe me hapa të shpejtë iku nga aty.

Ditën e ardhme e përhitura ishte prap në festë dhe prap princi kaloi tërë mbrëmjen pran të së Përhiturës. Ditën e tretë e Përhitura ishte e habitur nga lumturia sa që nuk ndëgjoi orën e cila biente dymbdhjetë. Në qastet e fundit ajo u kthjell dhe kuptoi se duhet të ik nga aty. Ajo nuk mbrini të përshëndes princin ashtu siç duhej dhe ai nuk mbrini të ndalë të Përhiturën të qëndroj pranë tijë. Duke vrapuar një këpucë ra nga këmba e të së përhiturës dhe princi mori atë dhe afroi pranë zemrës.

Princi ishte dashuruar në të Përhiturën dhe kishte vendosur fellë të gjejë atë gjithsesi. Së shpejti u përhap lajmi se asaj cilës i përshtatet këpuca nga qelqi atë do e fejojë princi.
vajzat e njerkës u ngutën të provojnë këpucën edhe pse e dinin se ajo nuk ishte e tyre.

Kur u erdhi rradha të vajzat e njerkës së Përhiturës me grimasa të mëdha dhe mund donin të shtinin këmbën në këpucë, por ajo ishte e pamundur dhe asnerës nuk i përshtatej mu ashtu sikur nuk i përshtatej asnjë vajzë tjetër në mretëri.
E Përhitura u afrua të mbathë këpucën dhe atë e bëri pa problem si dhe njëkohësisht nxori këpucën tjetër qelqi nga xhepi i përparsës dhe pasi mbathi atë ajo u shëndruan në bukurushen më të bukur në mbretëri.

Ditë më pasë u bë dasmë e madhe:
Princi dhe e Përhitura martoheshin





Enjoy your life today, yesterday is gone and tomorrow may never come.

 Re: Perralla per femije ne gjuhen shqipe

Hallo Ilirida!
ich finde diese Kindergedichte unheimlich süß! Vielleicht könntest du das eine oder andere bei Gelegenheit mal übersetzen...würd mich freuen.

liebe Grüße sofi